Një zjarr ka përfshirë një banesë në fshatin Boshanj të Kolonjës.

Shtëpia është në pronësi të kryefamiljarit me inicialet D.H.

Shkaku i rënies së zjarrit ende nuk është i qartë, po dyshohet të ketë ardhur nga oxhaku, apo një shkëndijë elektrike, pasi fillimisht është prekur çatia.

Çifti i të moshuarve që banonin aty kanë dalë menjëherë, duke lajmëruar dhe shërbimin zjarrfikës, të cilët po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit.

Dëmet janë të konsiderueshme, ndërkohë që janë shpëtuar shtëpitë përreth, pasi zjarri i rrezikonte.