Në Vlorë në orët e para të mëngjesit janë djegur dhe tre automjete të parkuara.

“Rreth orës 02:00, në lagjen “24 Maji”, ka rënë zjarr dhe janë djegur tre automjete të parkuara, në pronësi të shtetasve D. S, Z. K dhe Y. I.,” njoftoi policia.

Nga filmimet e kamerave të sigurisë dallohen qartë dy persona që shkojnë në drejtim të mjeteve gjatë natës dhe i vendosin flakën.

Mjetet janë në pronësi të Zamir Kormuzit, bizesmen në qytetin e Vlorës.Bizesmeni dyshon për zjarrvënie për shkak të konkurencës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.