Një përleshje mes katër pasagjerëve ka shpërthyer gjatë një fluturimi nga Bangkok në Indi.

Dy burra indianë u filmuan duke ënë në bordin e fluturimi të Thai Smile Airways që u nis për në qytetin e Kalkutës, në Bengalin Perëndimor, më 27 dhjetor.

Dyshja u dëgjuan duke i thënë njëri-tjetrit ‘Pusho’ dhe ‘Ule dorën’ ndërsa një stjuardesë u përpoq të zbuste debatin në avionin Airbus A320.

Pamjet tronditëse tregojnë pasagjerin me një këmishë me jakë të zezë duke u rrahur nga një anë, ndërsa përleshja shkaktoi kaos në kabinë.

Pasagjerët e tjerë dhe ekuipazhi u bënin thirrje që burrat të ndalonin.

Një stjuardesë më në fund i dha fund sherrit duke ndarë dy palët. Është e paqartë se çfarë e shkaktoi përleshjen.

Në një deklaratë, një zëdhënës i Thai Smile Airways, tha: “Thai Smile Airways ndjen keqardhje për këtë. Rikonfirmojmë se incidenti është marrë me kujdes pasi kemi ndjekur procedurat e sigurisë së fluturimit në përputhje me standardet ndërkombëtare. Ekuipazhet tona të fluturimit kanë ofruar tashmë mbështetje për personat e prekur nga një incident.’