Eduarti dhe Dorina arritën ta gjejnë gjuhën e përbashkët përmes ndërmjetësimit në “Shihemi në Gjyq”.

Ai ra dakord që të ndjekë procedurat e nevojshme duke filluar me rinovimin e certifikatës së pronësisë dhe më pas, të përpiqet të bindë familjarët e bashkëshortes së ndjerë që të bien dakord që pjesa e saj e banesës me sipërfaqe 30 metra katrorë, t’i mbetet atij.

Kjo do të sillte përfundimin e shitjes së banesës te Dorina, e cila i ka dhënë Eduartit 10 milionë lekë nga 25 që kanë rënë dakord.

Gjatë rrëfimit për marrëdhënien e tij me bashkëshorten e ndjerë, ai thotë se “as një ngalasje nuk mban mend”. Kjo fjalë dialektore ‘ngacmon’ moderatorin e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebrean që ‘vulos’ pajtimin e palëve.

Ardit Gjebrea: Më pëlqeu ajo fjala “ngalasje”.

Eni Çobani: Gjirokastrit pra.

Ardit Gjebrea: Se e kam dëgjuar nga gjyshja ime. Do ta ngalasësh Dorinën?

Eduart: Jo tamam, t’i jap dorën.

Eni Çobani: Po patjetër.

Eduarti i jep dorën dhe përqafon Dorinën.

Ardit Gjebrea: E ngalasi Dorinën!