Një aksident i rëndë ndodhi ditën e sotme në fshatin Dragot në Belsh.

Si pasojë u plagosën 4 pjesëtarë të një familjeje,mes tyre dhe dy vajza binjake 8-vjeçe.

Makina që drejtohej nga nëna e vajzave shkau dhe doli nga rruga,duke u përmbysur më pas në arë e më pas makina shpërtheu në flakë.

Të plagosurit u nxorrën nga makina me ndihmën e banorëve të zonës, fatmirësisht përpara se makina të përfshihej nga flakët.

Katër të plagosurit e familjes Metaj u transportuan drejt Spitalit Rajonal Berat, pasi largësia ishte me afërt dhe menjëherë janë futur në sallën e operacionit.

Burimet zyrtare spitalore bëjnë me dije se ata kanë pësuar plagë të shumta në kokë dhe se në gjendje më të rënduar janë nëna dhe 1 nga vajzat binjake.

Tē njëjtat burime konfirmojnë se të plagosurit po mbahen nën monitorim, ndërkohë që po u bëhet edhe skaneri për të parë se çfarë dëmtimesh kanë pësuar në kokë.