Dritan Isai nga fshati Rusan i Devinës ka mbjellë në kopshtin e tij të gjitha frutat dhe perimet e çdo stinë. Pavarësisht se ai punon me to, thotë se nuk arrin as të sigurojë kushtet minimale për djalin e tij i cili vuan nga autizmi.

Kjo është një ditë e zakontë e Dritan Isait nga fshati Rusan i Delvinës.

46 vjeçari kryefamiljar është çdo ditë në sfidë me varfërinë dhe autizmin e të birit 13-vjeçar.

Dritan Isai: “Fëmijën tim me autizëm se ka trajtuar njeri”

Pengu i madh i jetës së tij është mos trajtimi i djalit me çrregullim të spektrit autik.

Dritani thotë se kurrë nuk ka mundur të siguroj dot dicka veç ushqimit dhe veshmbathjeve për të. Mes lotësh thotë se ndihmë për të birin s’ka gjetur askund.

Dritan Isai: “Tek dyqanet e lagjes kam marrë me borxh, se s’më ka ndihmuar njeri. Kam kërkuar ndihmën e Bashkisë, s’më ka ndihmuar njeri të më fusë në një punë.”

Prej 7 vitesh Dritani shfrytëzon tokat buqësore , për tu vetëpunësuar duke tregëtuar frutat dhe perimet e stinës. Cdo mëngjes niset drejtë Sarandës për të cuar arkat me fruta perime drejtë pikave të shumicës.

Dritan Isai“Familja ime jeton vetëm me perime, me barbunja, me speca, me domate që i prodhoj vetë. Tërë beharin kam shitur fiq, domate, speca nga këto perimet që mbjell vetë. Ndihmë s’kam. I vë në fugona, iki në Sarandë dhe i shes. I shes me 1 mijë lek kilja.”

Dimri që pret nuk do të jetë i lehtë, por me parat e fituara gjatë verës i ka siguruar familjes drut dhe miellin. Për nevojat e tjera ushqimore thotë se do të jetë me dorështrënguar.

Dritan Isai: “Ç’të bëj, të ha bukë ti ushqej, të paguaj dritat apo të vete të blej thesin me miell? Çfarë do bëj unë, një njeri…”