Ky shkëmb i madh në kulm të fshatit Gjinkar në Bashkinë e Përmetit, u ri mbi kokë si kërcënim banorëve të këtij fshati kodrinor.

Pak ditë më parë, fragmente të këtij guri madhështor janë rrokullisur duke përfunduar në një kasolle bagëtish. Për fat të mirë dëmet ishin veçse materiale pasi kasollja shërbeu si barrierë për të mos vijuar rrugëtimin e tij shfarrosës pjesa nga shpella në drejtim të banesave poshtë. Edhe dy fragmente të tjerë të shpellës madhështore kanë rënë në pjesë të pabanuara. Rrjedhimisht fati ka qenë me banorët gjinkaras që nuk e kanë pësuar dhe paguar me jetë.

Për këtë situatë, banorët informuan autoritetet vendore të cilat kanë konstatuar situatën në terren dhe vënë në dijeni autoritetet e Emenrgjencave të Përgjithshme Civile. Disa xhenierë, thonë banorët, kanë ardhur në vendngjarje për të parë nga afër rrezikun që mbart kjo shpellë në krye të Gjinkarit. Po sipas banorëve, xhenierët kanë bërë thjesht fotografi dhe disa matje pa dhënë spegime të mëtejshme. Valdete Zylfo nga veriu nuse në fshatin Gjinkar, rrëfen momentin e rënies së fragmentit të shkëmbit në kasollen e saj duke e dëmtuar në pjesën më të madhe.

Kryeplaku i fshatit Dhimosten Proko është treguar skeptik për zgjidhjen e kësaj problematike pasi sipas tij deri më tani veçse kanë ardhur dhe kanë konstatuar por pa ndërhyrë në asnjë moment për të ndryshuar situatën.

Nga ana e vet Bashkia e Permetit ka marre te gjitha masat e nevojshme per situaten.