Paga mesatare neto në Shqipëri përllogaritet 49,885 lekë neto në muaj. Kjo pagë llogaritet në përfitim 286 lekë/ora dhe 4.76 lekë/minuti.

Për të blerë një bukë masive na duhet të punojmë 21 minuta, ndërsa për 1 kg mish viçi 4 orë punë. Sipas një analize të Scan të vitit të shkuar, për të blerë një bukë duheshin 19 minuta punë, ndërkohë që kjo kohëzgjatje për vitin 2022 është rritur me 2 minuta.

Po ashtu përsa i përket mishit të viçit, krahasuar me vitin e shkuar, këtë vit duhet të punojmë 1 orë më shumë.

PRODUKTE TË TJERA

1 shishe ujë 2 Litra-10 minuta punë

1 kokërr vezë-5.7 minuta punë

1 pako vezë me 10 kokrra-1 orë punë

1 shishe qumësht i ambalazhuar 1 Litër-39 minuta punë

1 litër kos- 38 minuta punë

1 kile miell-17 minuta punë

1 kile sheqer-24 minuta punë

1 kg mish viçi-4 orë punë

1 kg djathë/1 kg peshk rezervati-Mbi 3 orë punë

1 Litër vaj luledielli-Mbi 1 orë punë

1 sufllaqe-46minuta punë

1 byrek furre-8 minuta punë

1 abonim mujor palestre-Mbi 12 orë punë

Një shqiptari me rrogë mesatare bruto 600 mijë lekë në muaj i duhet të punojë dy orë punë në ditë për të përballuar produktet bazë të shportës: bukë, qumësht, kos dhe 2 kokrra vezë.