Zbardhen pjesë nga dëshmia e Habib Rexhës, autori i dyshuar i ekzekutimit të Arjan Gosës, pak ditë më parë në Kavajë.

Rexha u vetëdorëzua ditën e sotme në Policinë e Kavajës, pas negociatave me familjen.

Gjatë dëshmisë së dhënë nga Rexha përballë oficerëve të policisë gjyqësore, ai ka rrëfyer se si ka vendosur të kryejë krimin e rëndë.

Ai ka treguar për policinë se ditën e ngjarjes ka qenë rastësisht në të njëjtën zonë me Arjan Gosën. Ai është shprehur se në makinë ka qenë një shokun e tij, i cili nuk ka qenë në dijeni të situatës. I ka kërkuar mikut të tij të parkonte pak metra larg lokalit dhe ka shkuar e ka qëlluar me pistoletën, të cilën e mbante me vete dhe pa leje.

Me tej, ai ka treguar për policinë, se i ka kërkuar mikut të largohen, duke e lënë diku në dalje të Kavajës. Sipas burimeve për SYRI TV, bëhet me dije se autori ka qëndruar në Kukës këto ditë.

Pas negociatave me familjarët këta të fundit kanë kërkuar 2-3 ditë kohë për ta bindur djalin e tyre të vetëdorëzohet, për shkak se duke ja njohur temperamentin e djalit të tyre dhe i druheshin një përplasje apo ngjarje tjetër.