Kandidati i koalicionit opozitar BASHKE FITOJME per Bashkine e Libohoves Adil Xhelili, ne nje takim me banoret e fshatit Bulo, ka vene ne pah mangesite e theksuara qe perballet ky komunitet me sherbimet e perditshme.
Banorët e fshatit Bulo me forcë e të revoltuar theksuan se kane 20 vite pa ujë të pijshëm, ndjejne mungesen e shërbimit ambulator prej nje dekade dhe po kaq vite pa investime në infrastrukturen rrugore si rrugë të brendshme, ndriçim, pastrim.
Sipas zotit Xhelili, Bashkia e Libohoves nuk ka asnjë shërbim në këtë komunitet pasi pastrimi i mbeturinave bëhet pa plan, ndriçimi rrugor bëhet me investime të banorëve, unaza e fshatit e premtuar nuk eshte bere.
Shërbimi shëndetsor është i paplotë se nuk ka kushte, infermierja detyrohet t’i mbajë ilaçet në shtëpi, shkolla jashtë vëmendjes për kushte higjenike e për bazë materiale.
Kanalet me ujra të zeza e plot me mbeturina.
Kush duhet të mbajë përgjegjësi për këto punë të pabëra?-komenton kandidati Adil Xhelili.
Patjetër që ata që sot rikthehen tek vendi i “krimit” si të pastër e puntorë, ndërkohë që së pari duhet të kërkojnë ndjesë e të japin llogari.
Kandidati i koalicionit BASHKE FITOJME shpalos premtimet e veta se pas 14 majit premtojmë:
Transparencë për çdo investim dhe konsultë me banorët për çdo projekt.
Llogaridhënie para banorëve çdo muaj.
Zyrë shërbimesh administrative për komunitetin.
Investim në rrugë të brendshme, pastrim i koordinuar dhe mirëmbajtje ditore.
Punësim të të rinjve.
Pastrim dhe mirëmbajtje kanalizimesh
Përmbyllja e unazës së fshatit.
Një bashki në duar të njerëzve, jo të politikës përçarëse që mbi familjen vendos pushtetin!
Fitojmë fort! Komenton kandidati fitues per Bashkine Libohove Adil Xhelili.