Alma Kaçi është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme Anti-Korrupsion ku në seancën e sotme do të shqyrtohet kërkesa e saj për lehtësimin e masës së dënimit.

Konkretisht mësohet se protagonistja e video-skandalit seksual në zyrën e kryebashkiakut tashmë të arrestuar të Kukësit, Safet Gjici, kërkon lehtësimin e masës nga arrest shtëpie në detyrim paraqitjeje.

Lidhur me skandalin erotik, Safet Gjici u arrestua më 24 qershor me akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa pretendoi se nuk ka shkelur ligjin, por, siç tha ai, ra pre e një kurthi të ngritur nga ata që nuk e duan.

Pas arrestimit të tij në lidhje me videon ku ai shihet teksa kryen marrëdhënie seksuale me një vajzë në ambientet e zyrës së bashkisë, SPAK vijon hetimet për të parë nëse ka persona te tjerë që e kanë ndihmuar Alma Kaçin për të realizuar videon në zyrën e shtetit, e cila u publikua më 16 qershor.

Në disa sekuenca filmike Gjici dhe Kaci kryejnë marrëdhënie seksuale e më pas diskutojnë për një projekt për ndërtimin e qendre për qentë në Bashkinë e Kukësit.

Të dy protagonistët u shprehën se janë në një lidhje intime me njeri-tjetrin, por më pas rezultoi se takimi me Gjicin kishte ndodhur vetëm dy herë.