Situata e vështirë ekonomike me të cilën po përballen ka bërë që fermerët e jugut të dalin në protestë.

Fermerët kanë kërkuar që fokusi i shtetit të mos jetë te produktet e importit, por të shfrytëzohen produktet e vendit dhe në këtë mënyrë të vazhdohet vijimësia e fermerëve, ose në të kundërt ata do të falimentojnë.

“Ky vend nuk ka burra më, prandaj bëjnë kështu këta, le të pasurohen ato 10 veta që po e grabisin vendin.

Jemi me kredi dhe po paguajmë taksat, por jo të abuzohet me këtë çmim. Turp të kenë pasi po tallen me mundin dhe djersën tonë.”, – janë shprrhur fermerët.

Kujtojmë se kjo është protesta e radhës nga fermerët e jugut për situatën e vështirë ekonomike që po kalojnë.