Një nxënës i shkollës 9-vjeçare “Adem Sheme” në Sarandë ka terrorizuar mësuesen dhe nxënësit e një klase, duke hyrë në klasë dhe duke u drejtuar një pistoletë.

Ngjarja, e cila është denoncuar nga prindër të nxënësve, ka ndodhur diten e sotme në ambjentet e gjimnazit “Hasan Tahsini”, atje ku bëjnë mësimin nxënësit, pas fillimit të punimeve për rikonstruksionin e shkollës.

Pavarësisht se ende nuk dihet nëse pistoleta ishte lodër apo armë zjarri, prindërit kanë vendosur të denoncojnë rastin edhe në Polici, pasi sipas tyre është rast i përsëritur nga i njëjti nxënës, i cili vazhdimisht kryen akte dhune ndaj fëmijëve të tyre.

Prindërit gjithashtu shprehen se kanë vendosur të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë deri në normalizimin e situatës dhe marrjen e masave.