Kryeministri Edi Rama neser ka planifikuar nje vizite ne Qarkun e Gjirokastres ku ne fokus do te jene takimet me drejtuesit vendore dhe administraten e tij te kopertuar si shoqeri civile.

Madje Rama mberrin mbremjen e sotme ne Gjirokaster ku do te akomodohet ne nje prej hoteleve te luksit ku vetem fjetja kushton 250 euro nata. Kjo tarife ne fakt eshte marre persiper te paguhet nga nje biznesmen inertesh ne Gjirokaster i cili per Jugulajm.net ka zbuluar edhe axhenden e kreut te qeverise shqiptare ne Gjirokaster.

Neser qe ne mengjes Rama do te vizitoje banesen e ish diktatorit Hoxha ne lagjen Palorto e cila eshte shnderruar ne muze etnografik qe vetem etnografi nuk gjen. Me pas ka planifikuar takim me te rinj ne obelisk, ne vazhdim takim ne kinemane e qytetit me profesioniste te profesioneve te lira (administrate se ne Gjirokaster ska mbet kembe njeriu) dhe ne vazhdim takime “spontane”.

Rama do te shoqerohet nga Mirela Kumbaro dhe kryetari i Bashkise Flamur Golemi.