Një 22-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Dibër, si autor i vjedhjeve të tre automjeteve dhe targave të 12 mjeteve të tjera.

Sipas policisë, dyshohet se këto automjete dhe targa të vjedhura në zonat e fshatrave Xibër, Mat dhe Radovesh, Bulqizë, gjatë disa muajve, do të përdoreshin nga shtetas të tjerë, për veprimtari kriminale.

Mësohet se në pranga është vënë shtetasi me iniciale E. K., 22 vjeç, banues në fshatin Radovesh.