Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Morinë-Kukës, pranë pikës doganore.

Siç shihet edhe nga fotot, një automjetë është përplasur me barrierat mbrojtëse të autostradës dhe më pas është përmbysur në rrugë.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit, i cili ka marrë lëndime në gjymtyrët e poshtëm. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Kukësit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.