Polumbarët e RENEA-s kanë gjetur trupin e pajetë të 58-vjeçarit me iniciale Xh. D., në rezervuarin e Përrenjasit, një ditë pasi ai u largua nga banesa.

Pas kërkimeve intensive, polumbarët që asistuan shërbimet e Stacionit të Policisë Prrenjas, mundësuan gjetjen e trupit të 58-vjeçarit, për të cilin familjarët kallëzuan rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, se dyshonin se ishte vetëmbytur në ujërat e rezervuarit të Prrenjasit”, raportuan uniformat blu.