Sipas MeteoAlb, vendi ynë në pjesën e parë të ditës do të jetë me kthjellime në zonat bregdetare dhe të ulëta, ndërsa në zonat malore do të ketë kalime të lehta vranësirash.

Por parashikohet që në pjesën e dytë të ditës të ketë shfaqje të vranësirave të pakta dhe në Ultësirën Perëndimore. Pritet që vranësirat më të theksuara të mbeten në zonat malore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 25°C.

Era do të fryjë mesatarisht në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar dallgëzim të ulët.