Ish kryedemokrati i Gjirokastres Dasho Aliko, se fundi ka mesuar postin e ri qe do te mbaje ne PD qender.

Gjate vizites dy ditore te kreut te PD Sali Berisha ne Gjirokaster, ka bere te ditur edhe postin qe i eshte ngarkuar zotit Aliko ne PD. Eshte nje pozicion kyç ne funksionimin e PD çka eshte vleresim per ish kryedemokratin e Gjirokastres.

Vete zoti Aliko permes nje postimi ne llogarine e tij personale ne FCB, ka shprehur falenderime ndaj liderit Berisha dhe anetaresise se kryesise dhe Keshillit Kombetar te PD per kete pergjegjesi.

Postimi i zotit Aliko ne FCB.

Te nderuar demokrate, miq te mij te shtrenjtë!

Kam kenaqesine te falenderoj dhe vleresoj njekohesisht kryetarin tone Prof.Dr. Sali Berishen per postin e ri qe me ka ngarkuar se fundi ne PD. Nje pergjegjesi e madhe qe me eshte ngarkuar qe do ta kryej dhe permbush si te gjitha pergjegjesite dhe postet qe me jane ngarkuar ne keto 30 vite te karrieres sime politike ne PD. Eshte nje detyrim qe vlen ta çmoj si nje pergjegjesi qe me nxit te jap gjithçka nga vetja ime me qellim persosmerine e funksionimit te PD.

Jam i obliguar te falenderoj nga thellesia e shpirtit anetaret e kryesise se PD, te Keshillit Kombëtar te cilet kane shfaqur besim te palekundur ndaj meje. Jam mirenjohes per çdo demokrat dhe demokrate qe ka vleresuar dhe vlereson punen dhe kontributin tim ne PD. Qofshi te nderuar perhere.

Per nje PD qe vlen dhe çmon individin, kontributet e gjithesecilit do te jete deviza ime. Ju faleminserit.

Rroftë PD..