Deri në orët e mesditës vendi ynë do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat bregdetare dhe në qytetet e zonës së ulët.

Ndërsa vranësirat do të jenë më të shpeshta në zonat malore. Pritet që gjatë pasdites dhe mbrëmjes i gjithë territori shqiptar të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat veriore dhe lindore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por rriten lehtësisht në mesditë duke u luhatur nga -1°C deri në 14°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi perëndimore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.