Kjo e shtunë parashikohet të ketë një mot me vranësira mesatare deri të dendura në zonën perëndimore dhe bregdet ku nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të izoluara.
Kthjellime do të ketë më në tepër zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 6 m/sek në bregdetin e Jonit. Valëzimi i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur.
Temperaturat do të jenë me rritje në mëngjes dhe rënie në mesditë në zonën perëndimore.
Temperaturat minimale dhe maksimale:Â
Zona malore   1/13°C
Zona e ulët     3/16°C
Zona bregdetare 9/15°C.