Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër, si rezultat i kontrolleve me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve:

-arrestuan në flagrancë shtetasin L. D., 34 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Materialet në ngarkim të  shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.