Fredi Beleri mund të jetë një kandidat për eurodeputet.
Siç raportojnë mediat greke, partia greke “Demokracia e Re”, e cila ka për kryetar Kyriakos Mitsotakis, që është edhe kryeministri aktual i Greqisë, mund të vendosë Belerin në listën e saj si kandidat për zgjedhjet parlamentare të BE-së.

Ndër të tjera, kryeministri grek është shprehur se çështja “Beleri”, ka ndikuar negativisht në marrëdhëniet shqiptaro-greke.

“Ne kemi shprehur rezervat tona për faktin se ai nuk u lejua të bënte betimin dhe nëse ishte një proces i drejtë. Ne do të këmbëngulim, nuk ka vendim përfundimtar, por një shkallë të parë.

Mënyra se si Shqipëria e menaxhoi këtë çështje ka ndikuar negativisht në marrëdhëniet me Greqinë”,-ka deklaruar ai.

Ndërsa ministri i Shtetit, Makis Voridis deklaroi më 6 mars se pas dënimit të Belerit nga drejtësia shqiptare, qeveria greke do të ashpërsojë qëndrimin dhe do të vërë veton për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.