Një aksident ku janë përfshirë dy automjete ka ndodhur në një nga lagjet e qytetit të Cërrikut.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë qarkullimi me shpejtësi tej normave të lejuara dhe humbja e kontrollit të drejtimit të lëvizjes nga ana e njërit prej drejtuesve të automjeteve të përfshira në këtë aksident.

Ndërsa njëri prej automjeteve ka mbetur i shkatërruar pothuajse plotësisht.