Një aksident është regjistruar mesditen e sotmë në aksin rrugor “Laç-Patok”.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur sot në mesditë, ku një makinë ka përplasur një 60-vjeçar i cili po udhëtonte me biçikletë.

Shoferi me inicialet E.Ll mesohet  ka përplasur me automjetin e tij 60-vjeçarin me inicialet D. D nga Fushë-Kuqja.

60-vjeçari po transportohet urgjentisht në Spitalin e Traumës, për të marrë ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.