Dy persona janë konfliktuar me një punëtor të një pike karburanti në qytetin e Durrësit mesditën e kësaj të shtune.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:45, në një karburant në lagjen nr. 17/1 , ku dyshohet se për motive të dobëta, shtetasit G. H.,42 vjeç dhe  H. Gj., 46 vjeç, janë konfliktuar fizikisht me punëtorin e këtij karburanti, shtetasin S. P., 62 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar menjëherë në ambientet e komisariatit, shtetasit G. H. dhe H. Gj., me të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, policia dhe grupi hetimor vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.