Një aksident ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Zvirinë.

Mesohet se një mjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar jashtë saj.

Raportohet për një të lënduar në gjendje të rëndë shëndetësore, i cili u transportua në spitalin e Korçës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.