Një operacion i madh po zhvillohet aktualisht në Elbasan, ku raportohet për dhjetëra të arrestuar, të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge.

Mësohet se në operacion u përfshinë qindra forca policore, ndërsa të arrestuar janë shpërndarës dhe trafikantë droge. Aktualisht janë firmosur 50 urdhër arreste.

Gjatë operacionit janë sekuestruar materiale dhe sasi droge të ndaluarve. Me finalizimin e këtij operacioni i jepet goditje e fuqishme një grupi të strukturuar kriminal të trafikimit dhe shpërndarjes se drogave me shtrirje në Europë dhe jashtë kontinentit.

Mes të tjerash raportohet se të arrestuarit gjatë këtij megaoperacion janë të grupmoshës 18-35 vjeç.