Në orët a para të mëmgjesit të sotëm, në rrugën “Donald Trump” në Kamëz, në ambientet e jashtme të një lokali të marrë me qira nga O. M., 24 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.

Si pasojë është dëmtuar fasada e jashtme e lokalit dhe janë thyer disa xhama.

Fatmirësisht nuk ka persona të dëmtuar.

“Më datë 18.11.2023, rreth orës 04:25, në rrugën “Donald Trump”, në ambientet e jashtme të një lokali të marrë me qira nga shtetasi O. M., 24 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.

Si pasojë është dëmtuar fasada e jashtme e lokalit dhe janë thyer disa xhama. Nuk ka persona të dëmtuar.”- njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.