Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë pasdite në qytetin e Shkodrës ku një person është plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa është dërguar në spital.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Salo Halili” të Shkodrës. Sipas informacioneve paraprake të policisë, i plagosuri është një 24-vjeçar i identifikuar si Jaser Osmani i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Shkodrës.

Rreth orës 16:00, në lagjen Salo Halili, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është plagosur  në kofshë  me armë zjarri pistoletë shtetasi J. O., 24 vjeç, i cili  po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit“, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.