Kryetari i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli ka deklaruar se së shpajti në Tiranë do të ndërtohet një stadium me 40 mijë vende.

Gjate intervistes per Report TV, Fidel Ylli deklaroi se stadiumi që do ndërtohet do jetë një ndër më të bukurit në Europë.

“Bashkëpunimi mes qeverisë dhe ministrisë e federatës janë bërë gjithë këto stadiume. Por kur shikoj kur Shqipëria do shkonte në Maqedoni për të bërë ndeshjet sepse ‘Qemal Stafa’ nuk kishte asnjë standart si stadium. Po të jap një lajm që shumë shpejt do shikosh një stadium 40 mijë vendesh në Tiranë që do jetë një ndër më të bukurit në Europë. 22 mijë është shumë pak prandaj do e bëjmë 40 mijë sa i Torinos”- u shpreh Fidel Ylli.