Radhe kilometrike ne Kakavije.

Ne pjesen greke radhet e mjeteve per te hyre ne Shqiperi jane pikasur qe ne oret e para te mengjesit, ndersa tani jane shtuar edhe me shume.

Sipas informacioneve behet e ditur se kjo situate eshte krijuar si pasoje e mungeses se sherbimit te sporteleve nga ana greke.

Mesohet se greket punojne vetem me 2 sportele ne dalje dhe po kaq ne hyrje. Ndersa pala shqiptare punon me kater sportele ne hyrje dhe tre ne dalje.

Fluksi i madh i mjeteve eshte shenuar sot ne diten e pare te fundjaves dhe korrenspondon me pikun e sezonit te pushimeve.