Edi Rama e shkarkoi sot ministren e Financave, Delina Brahimaj.

Lajmi për largimin e saj nga kabineti, u bë i ditur para se të mblidhej asambleja Kombëtare e PS-së.

Por tani mësohet se është gjetur dhe zëvendësuesja e Brahimajt.

Bëhet fjalë për zëvendësministren Olta Manjani, e cila sipas burimeve do të jetë në detyrë deri në momentin që të mblidhet kuvendi, kjo pasi Rama nuk kalon dot ndryshime tani.

Nuk dihet nëse Rama do ti besojë Manjanit edhe më gjatë, apo do të zëvendësohet me ndonjë tjetër emër surprizë që vijnë nga kreu i qeverisë.