Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për mirëmbajtësin e rrjetit elektrik pranë OSSh Memaliaj, shtetasin M. A., 31 vjeç, banues në Tepelenë, pasi për shkak të neglizhencës në kontrollin e rrjetit elektrik është shkaktuar zjarr në një sipërfaqe toke, në fshatin Buz.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.