Policia italiane ka shkatërruar një organizatë kriminale që merrej me shitjen e drogës. Kjo organizatë kriminale përbëhej nga 13 persona, italianë dhe shqiptarë.

Sipas mediave italiane mes 13 të dyshuarve bie në sy emri i Lila Elsës, 40 vjeçe, këngëtare e njohur në Shqipëri. I përfshirë është edhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”, i përfshirë në korrik 2015, në një operacion të Gico della Guardia di Finanza. Ndërsa Arben Zogu (“Riccardino”) ishte nën porositë nga Fabrizio Diabolik Piscitelli.

Riccardino, Titty dhe Plutoni ishin bërë pjesë e një klani italo-shqiptar të drejtuar nga vëllezërit Guarnera që merreshin me trafikun e drogës.

Grupi i shqiptarëve me qendër në Acilia vendosi bazat e organizatës në lokalet e qytetit.