Gjatë ditës së sotme territori shqiptar në pjesën më të madhe do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta. Më të dukshme kthjellimet do të jenë në shtrirjen perëndimore.

Ndërsa, kalime vranësirash do të ketë në shtrirjen lindore ku herë pas here vranësirat bëhen më të dendura por nuk priten reshje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 15°C.

Era do të fryjë me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.