Larja e flokëve është një ritual bukurie që duhet kryer me perfeksion.

Megjithatë, hapat, koha dhe përzgjedhja e produkteve më të përshtatshme janë objekt i debatit të vazhdueshëm.

Për të optimizuar bukurinë dhe shëndetin e flokëve tuaj, a mund të përdorni gjithmonë shampon tuaj të preferuar apo duhet ta ndryshoni atë në intervale të rregullta?

Sa është sasia e duhur e shampos që ju nevojitet? Këto dhe shumë pyetje të tjera për pastrimin e flokëve kanë marrë përgjigje dhe ju ndihmojnë të ndaloni së bërë.

Ja 5 gabimet më të zakonshme të dushit:

E ndryshoni shampon që përdorni çdo dy muaj
Në këtë mënyrë ju nuk i jepni kohën e nevojshme formulës dhe përbërësve aktivë që ajo përmban për të vepruar dhe theksuar përfitimet për të cilat janë krijuar.

1-Ju përdorni më shumë shampo sesa keni nevojë realisht
Në bukuri, më pak është një rregull i pagabueshëm (less is more) – e njëjta gjë vlen edhe për larjen e flokëve. Një sasi e barabartë me madhësinë e një monedhe 2 € është super e mjaftueshme për të pastruar siç duhet flokët dhe lëkurën e kokës.

2-Nuk e aplikoni shampon në pjesët e duhura të kokës
Produkti për të mbuluar në mënyrë korrekte të gjithë zonën e kokës duhet të ndahet dhe të aplikohet në 3 vende, në pjesën e sipërme të kokës, pas veshëve dhe në fund pranë qafës.

4-Shpërndajeni shampon duke i “ledhatuar” flokët
Përdorni majat e gishtave për të masazhuar shampon në lëkurën e kokës. Në këtë mënyrë pastrohet në mënyrë perfekte, ndërsa në të njëjtën kohë aktivizohet mikroqarkullimi në zonë. Lëkura e kokës rinovohet dhe flokët rriten më të shëndetshëm.

5-Shpëlajeni shampon nga flokët me ujë të nxehtë
Uji i nxehtë ka tendencë të hapë tej mase luspat e flokëve apo edhe t’i konsumojë flokët nga rrënja. Preferoni t’i shpëlani flokët me ujë të vakët – nëse mundeni, mund ta përfundoni procesin edhe duke hedhur pak ujë të ftohtë për të “mbyllur” lagështinë në flokë.