Një shqiptar është arrestuar në Athinë nga policia greke pasi u kap me një sasi të konsiderueshme kokaine.

I arrestuari është Leka Vaska 45 vjeç nga Fieri. Në banesën e tij, në një vend të krijuar posaçërisht në dhomën e kaldajës, u gjet e fshehur një sasi prej 45 kg kokainë.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 36 pako që kishin logo të ndryshme.

Po ashtu, 45-vjeçarit shqiptar ju sekuestruan edhe një kallashnikov, një pistoletë me 2 karikatorë dhe 149 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Leka Vaska mbahej nën vëzhgim nga agjentët anti-drogë të policisë greke.

Ai ishte pjesë e një rrjeti që shpërndante kokainë në zonën e Atikës në Athinë.