Një 48-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi ka sulmuar gruan e tij teksa ajo ishte duke fjetur.

Shqiptari akuzohet për dhunë në familje, lëndime të rënda, kërcënime dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik.

Gruaja raportoi se, ndërsa ishte në shtrat, partneri i saj u hodh mbi të duke e goditur.

Më pas i ka ardhur në ndihmë djali i tyre i  mitur, por edhe ky është dhunuar nga babai i tij.

Ka qenë po ajo që ka kërkuar ndihmë duke telefonuar policinë.

Pasi mbërritën forcat e policisë në banesë, shqiptari ka bërë rezistencë por më pas ai u dërgua në komisariat teksa është në pritje të gjykimit.