Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të rreth-rrotullimit të Kolonjës në daljen e rrugës për Bubullimë.

Mjeti tip ‘Benz’ që udhëtonte nga Bubullima për në autostradë nuk ka mundur të hyjë në rrugë por ka shkuar drejt dhe pasi ka kaluar dy barrierat e hekurta që ndajnë autostradën ka përfunduar në kanalin anësor të autostradës.

Drejtuesi i mjetit i identifikuar si K.H është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjes ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia në vendngjarje po disiplinojnë trafikun dhe presin ekspertët për të kryer procedurat dhe për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti spektakolar.

Gjithsesi nga të dhënat paraprake dyshohet se drejtuesi i mjetit ishte me shpejtësi tepër të lartë dhe nuk ka kryer fare manovër frenuese por ka thyer dy barrierat e hekurta në autostradë.