Fotoja që shihni më poshtë është e 39-vjeçarit, Bledar Dedja, i cili u gjet pa shenja jete në një zonë të pyllëzuar në Paderno të Italisë.

Trupi i tij u gjet paraditen e kësaj të diele, rreth orës 09:30, pas alarmit të familjes për zhdukjen e tij.

Ai u gjet jashtë makinës së tij, një Mercedes B class, e cila u gjet e mbyllur.

Në trup janë konstatuar plagë të thella me thikë, kryesisht në gjoks dhe në kokë, ndërsa arma e ftohtë nuk është gjetur në vendngjarje.

Viktima, me disa precedentë, është parë për herë të fundit në Abacinë e Lashtë të Borso del Grappa, vendi ku ai punonte.

Në vendngjarje shkuan prokurorja në detyrë Barbara Sabattini, mjeku Alberto Furlanetto dhe karabinierët e komandës provinciale të Trevisos, të cilët nisën hetimet.