Nicolo Feltrin, 2-vjeçar nga Longarone, ka humbur jetën në spitalin në Pieve di Cadore, për shkak të mbidozës së hashashit.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se kjo është vërtetuar nga nga mjeku ligjor Antonello Cirnelli, i caktuar nga Prokurori i Bellunos.

Nga analizat e flokëve janë gjetur gjurmë kokaine dhe heroine, por në trupin e fëmijës janë bërë analiza të tjera që janë zbardhur përfundimisht, shkruajnë mediat e huaja. 

I vogli, më 28 korrik ishte me babanë e tij  43-vjeç, nën hetim për vrasje.  Ndërkohë nëna e foshnjës ishte në punë.