Policia e Himarës ka vënë në pranga një 22-vjeçar me iniciale E.Gj pasi nuk iu bind urdhrit për të ndaluar automjetin në të cilin ndodheshin 5 emigrantë të paligjshëm.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti me të cilin 22-vjeçari po transportonte emigrantët, kundrejt fitimit.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Trafiqeve dhe Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Five”, si rezultat i të cilit u ndalua shtetasi E. Gj., 22 vjeç, banues në Delvinë.

Gjatë operacionit, në aksin rrugor Qeparo–Kudhës, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë për ndalim shtetasit E. Gj., por ai nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar automjetin me të cilin po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm dhe është larguar. Pas ndjekjes nga Policia u bë munduar kapja dhe arrestimi i shtetasit E. Gj., si dhe u sekuestrua automjeti me të cilin ai po transportonte emigrantët, kundrejt fitimit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.