Policia e Shteti njofton se një efektiv nga radhët e tyre është arrestuar këtë të premte në Kavajë pasi është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

AMP njofton se në pranga ka rënë efektivi F. H., 51 vjeç, me detyrë SPZ i Stacionit të Policisë Rrogozhinë, pranë Komisariatit të Policisë Kavajë

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor i Parë F. H., 51 vjeç, me detyrë SPZ i Stacionit të Policisë Rrogozhinë, pranë Komisariatit të Policisë Kavajë, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Arrestimi në flagrancë i punonjësit të policisë F. H. u krye pasi ai u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur”,- thuhet në njoftim.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.