Horoskopi sot:

Dashi

Lidhjet janë harmonike, mund të keni një takim të rëndësishëm. Në punë së shpejti gjërat do shkojnë ashtu siç dëshironi.

Demi

Në dashuri nevojitet kujdes, mund të rrezikoni dhe do të mërzisni veten. Në punë nëse duhet të bëni propozime, lëvizni menjëherë.

Binjakët

Në dashuri, nëse duhet të shihni sërish një ish, tregohuni të kujdesshëm. Por në punë situata do zgjidhet vetë shumë shpejt.

Gaforrja

Mundohuni të mos tregoheni shumë emocional me partnerin. Në punë mos u hidhëroni, gjërat do të përmirësohen nga java e ardhshme.

Luani

Në dashuri emocionet e kësaj periudhe janë pozitive. Në punë, me Jupiterin të favorshëm në maj do të ketë një frymë të re.

Virgjëresha

Në dashuri ka pak tension, mos vini në dyshim gjithçka. Në punë nëse kohët e fundit keni ndërruar punë, përpiquni të mbani një raport të mirë me kolegët tuaj.

Peshorja

Periudhë e shkëlqyer për ndjenjat, nëse jeni beqar shikoni përreth. Në punë mund të ketë diskutime me shefat dhe menaxherët.

Akrepi

Në dashuri, filloni të planifikoni diçka të bukur për të ardhmen që tani. Në punë mundi ndihet por frytet e angazhimit do të shpërblehen.

Shigjetari

Me Hënën në shenjën tuaj nuk do të mungojnë emocionet. Në punë negociatat dhe marrëveshjet po ecin ngadalë.

Bricjapi

Favorizoni emocionet dhe takimet, mos u mbyllni në shtëpi. Në punë, projektet e reja kanë një avantazh.

Ujori

Në dashuri dita është paksa e çuditshme, mos nxisni polemikat. Në punë profesionistët e lirë janë të favorizuar, diçka po lëviz.

Peshqit

Në dashuri mund të jeni më keq se zakonisht. Në punë, kreativiteti juaj do të shpërblehet.