Një i mitur pa patentë ka aksidentuar për vdekje një biçiklist. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan – Peqin në fshatin Pajovë.

Adoleshenti 17 vjeç me iniciale J.Gj. duke drejtuar një makinë tip Benz, i papajisur me patentë, përplasi për vdekje 73-vjeçarin me iniciale B.K. i cili udhëtonte me biçikletë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariatin e policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.