Vdekja e 16-vjeçarit rom në Selanik, pasi u qëllua me armë nga efektivi i policisë, ka shkaktuar sot në përshkallëzim të protestave atje.

Komuniteti rom është ngritur në protesta të dhunshm pas rastit të rëndë, ndërsa sot pas lajmit të vdekjes, situata ka agravuar edhe më tej. Protestuesit kanë vendosur bllokada dhe gjithashtu kanë ndezur zjarre në qendër të qytetit.

Sipas medieve greke bëhet me dije se për shkak të sigurisë së qytetarëve, është marrë vendimi që të mbyllen tetë linja të transportit publik në Atikën perëndimore, përfshirë edhe një linjë metroje.

Kujtojmë se pak ditë më parë i riu i komunitetit rom, u qëllua nga policia në ndjekje e sipër, pasi dyshohet se u largua nga një pikë karburanti pa faturë tatimore.