Horoskopi sot:

Dashi

Afërdita është në shenjën tuaj dhe do ju ndihmojë të kapërceni debatet. Në punë po vijnë disa vështirësi, por ju do të dilni fitimtarë.

Demi

Lajm i mirë për dashurinë sepse Afërdita do të jetë në shenjën tuaj dhe do ju ndihmojë të filloni nga e para. Në punë tani keni më shumë besim dhe do favorizohen ata që janë në kontakt me publikun apo udhëtojnë.

Binjakët

Lajm i mirë për ndjenjat sepse muaji prill është pozitiv, por Hëna është përballë dhe është mirë të bëni kujdes. Në punë nuk jeni shumë të fokusuar por mundësi më të mira do të vijnë edhe për ju.

Gaforrja

Çiftet që kanë pasur një problem në të kaluarën mund të përballen me një krizë të re, ndaj është më mirë të tregoheni të kujdesshëm. Në punë, çështjet ligjore duhet të trajtohen tani dhe me vendosmëri!

Luani

Mundohuni të përballeni me problemet në kohën e duhur, tani keni një kartë të mirë për të luajtur në dashuri. Në punë, propozimet tuaja janë të vlerësuara, por të vështira për t’u zbatuar!

Virgjëresha

Pranvera është shumë e rëndësishme për ndjenjat, përfitoni prej saj. Në punë, një marrëveshje mund të rinovohet, kushedi!

Peshorja

Dita nuk nis mirë për ndjenjat, por forca e dashurisë do të fitojë. Në punë, situatë e përgjithshme është pozitive, por duhet të zgjidhni disa probleme të vjetra!

Akrepi

Ditët e para të muajit janë pozitive për çiftet që duan të flasin konkretisht për të ardhmen. Në punë, mos harroni se Jupiteri dhe Saturni nuk janë në anën tuaj.

Shigjetari

Periudha e shkëlqyer për ndjenjat me Venusin në krah. Në punë situata është e mirë, por ka disa probleme për të kapërcyer.

Bricjapi

Në dashuri jeni gjithmonë kritik. Në punë ka nga ata që përpiqen të dalin nga një situatë e veçantë. Jetoni me kujdes ditët e para të muajit, kujdes!

Ujori

Në dashuri jeni shumë konfuzë, ndonjëherë ndiheni të bindur, herë të tjera keni një mijë dyshime. Nëse punoni për një kompani mund të keni një kohë të vështirë, ndoshta duhet të hiqni dorë nga diçka.

Peshqit

Lajm i shkëlqyer për dashurinë por duhet të bëni edhe një zgjedhje të rëndësishme. Në punë jeni të fokusuar, dëshironi të bëni ndryshime.