Me lot dhe duartrokitje është pritur nga familjarët e tij vendimi i Gjykatës greke për Fatmir Terallarin, i cili u la në arrest shtëpie, pasi vrau kunatin e tij, 33-vjeçar.

Sipas mediave greke, gjykata ka vendosur që ai të qëndrojë në arrest shtëpie, në të njëjtën banesë me të bijën, e cila dyshohet se është përdhunuar sistematikisht për 9 vite nga kunati i babait, vëllai i njerkës së saj.

Në një deklaratë për mediat avokatët e tij u shprehën se ndihet mrekullisht mirë pas vendimit të gjykatës për ta lënë të lirë më kusht.