Një 27-vjeçar shqiptar, nëntorin e kaluar tërhoqi zvarrë me makinë një studente 21-vjeçare, e cila vdiq pasi përgjaku asfaltet e qendrës së Selanikut. Tashmë shqiptari ka dalë para Apelit dhe mbi të rëndojnë akuzat e drejtimit të një mjeti që nuk përmbush kushtet teknike, aksident trafiku dhe drejtim të mjetit pa patentë.

Në dosjen e cila është bërë publike nga media greke pasagjerja e cila ka qenë brenda në makinë me shqiptarin, një 20-vjeçare është liruar nga akuza për bashkëpunim në vrasje.

Konkretisht në dosjen e shqiptarit shkruhen këto akuza:

) drejtim i një automjeti të rrezikshëm, i cili ka sjellë si pasojë vdekjen e një personi,

b) largim nga vendi i aksidentit dhe

) drejtimit të mjetit pa leje drejtimi dhe me shpejtësi të tepruar (104 km/h) në një rrugë urbane.

Në dosjen hetimore thuhet se 21-vjeçarja ka qenë duke kaluar rrugën dhe shqiptari e ka marrë para pa e ulur aspak shpejtësinë. Mediat greke kujtojnë se studentja vdiq pas 5 ditësh në reanimacion, ndërsa familja e saj vendosi të dhuronte organet.